Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë mesditën e së premtes në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raport.