Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë

Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe njësia për deminim.

Nuk dihet se kush e ka vendosur mjetin shpërthyes në këtë rrugë, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, gjendet një mjet shpërthyes, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës, dhe jemi duke pritur njësinë për deminim”, tha Rugova për Gazetën Sinjali.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta Sinjali/


SHIKO VIDEON