Lajme

Gjendet në gjendje të keqe shëndetësore në malet e Kamenicës, 70 vjeçari i zhdukur para tre muajve

Në male besohet se qëndroi për gati 3 muaj.

E tek këtë javë, 70 vjeçari, Aziz Avdiu që është banor i Sojacës në Serbi, u gjet këndej kufirit nga banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës.

Gjendja e tij nuk ishte aspak e mire.

Sefedin Maliqi që e gjeti derisa po kujdesej për bagëtinë, thotë se i moshuari nuk ishte në gjendje të mirë psiqike, pasi shfaqej i frikësuar se andej mund të hynte policia serbe, njofton Klan Kosova.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?