Lajme

Gjendet i vdekur një fëmijë në Kosovë

Një i mitur është gjetur pa shenja jete pranë një serre, afër shtëpisë së tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:33.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i të miturit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.