Lajme

Gjendet i vdekur një 39-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, në Maliq, ku Policia shqiptare ka gjetur trupin e pajetë të një 39-vjeçari.

Policia njofton se trupi i pajetë i shtetasit me inicialet A.L., është gjetur në banesën e tij, pa shenja dhune. Bëhet e ditur se nga të dhënat e para, viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.