Lajme

Gjendet i vdekur një 35-vjeçar në Prishtinë

Një 35-vjeçar është gjetur sot rreth orës 11:30 pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet në koordinim me prokurorinë.

“Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?