Gjendet i vdekur një 26-vjeçar
Sot rreth orës 09:15 një person është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se viktima është i moshës 26 vjeçare.
“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, deklaroi Borovci.