Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy”, në Prizren, pasditen e sotme, rreth orës 14:50, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Drejtoria e Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Nga kjo drejtori bënë të ditur se në vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë nëvendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i vitimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se viktima jetonte e vetme tash e më shumë se 15 vjet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje