Lajme

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë, 29.01.2022 – 00:30-05:00. Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në Ferizaj: 14-vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje