Lajme

Gjendet 28-vjeçari nga Malisheva

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës i cili ishte raportuar i zhdukur dje, është gjendur i gjallë.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka bërë të ditur se ai është afër shtëpisë së tij.

“E kanë gjetë familjarët afër fshatit, për momentin është në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Policia po I kryen veprimet e veta, për procedurat tjera sapo të jetë i gatshëm për deklarim personi në fjalë do të kryhen”, ka thënë Graishta.

Më tej ka thënë se i riu nga Malisheva nuk ka lëndime të theksuara.

“Lëndime të dukshme nuk ka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, vetëm të ndaluar.

“Jo për momentin persona të arrestuar nuk ka, kemi shoqëru disa persona për intervistim”, ka deklaruar ai.