Lajme

Gjashtë viktima sot nga Covid-19, ja lajmi i fundit nga Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend gjatë ditës së nesërme.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Takimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me fillim prej orës 13:00.

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi në vendin tonë, duke çuar numrin e të vdekur nga COVID-19 në 64 raste.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19