Lajme

Gjashtë ditë nga aksidenti tragjik te “Rruga B” ku vdiq një grua, kjo është gjendja e të aksidentuares tjetër

Tash e gjashtë ditë 23-vjeçarja, F.R, e cila u godit nga një makinë në “Rrugën B”, në Prishtinë nuk ka asnjë shenjë përmirësimit të gjendjes shëndetësore. Nga ky aksident kishte mbetur e vdekur edhe një grua tjetër 30-vjeçare, e cila nuk kishte mundur t’i shpëtoi plagëve të marra.

Naim Kuqi, Shef i Klinikës intensive, ka thënë se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, gjendja e saj fatkeqësisht është e rëndë dhe sipas tij, nuk pritet të ketë përmirësim sa i përket shëndetit të saj.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet

“Nuk ka ndonjë përmisim as nuk pritet edhe ajo është edhe më tutje në aparat është me terapi intensive dhe trajtimi është duke iu bërë qysh edhe duhet t’i bëhet”, ka thënë Kuqi për Indeksonline.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë të pandehurit L.M, i cili shkeli dy këmbësoret me veturë në Rrugën “B” i ka caktuar një muaj paraburgim. I njëjti do të qëndrojë në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, gjegjësisht nga dt.22.10.2018 deri me dt.22.11.2018.

“…Vendimi është marr nën dyshimin e bazuar se ai duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMË “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R, e si pasoj e së cilës tani e ndjera L.A kishte ndërruar jetë në QKUK, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhej në njoftim të gjykatës.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit