Lajme

Gjarpri më helmues në Evropën qendrore Vipera shfaqet edhe në parkun e gërmisë

Një vrapues nga Prishtina dhe adhurues i zvaranikëve, Jusuf islami, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet të gjarprit më të rrezikshëm në Evropën qendrore, Vipera.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,islami ka shkruar se ky lloj gjarpëri nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.

“Disa fotografi nga afër se si duket gjarpri më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkruan Islami në rrjetin social facebook, transmeton ATV.

Informacion: Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore. Meshkujt janë më të gjatë se femrat rreth 80 cm kurse femrat rreth 70 cm. Duke pasur ushqim të limituar në zonat ku jetojnë ky gjarpër rralle i kalon të 55 cm në gjatësi. Është gjarpër grabitqar që ushqehet me gjallesa tjera më të vogla që i hasë në afërsi, sepse për punë vetjake në largësi me të mëdha nuk e ka inteligjencën, aftësinë nuhatëse, dhe shqisat e pamjes.

Karakteristike e këtyre nepërkave është prezenca e një cope lëkure në formë brirë në maje të fytyrës se tyre e cila është e mbuluar me luspa ngado. /ATV


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?