Lajme

Gjaku lahet me gjak! Vritet 68-vjeçari, dyshohet se…

Dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia në Mal të Zi pasi dyshohet të jenë autor të vrasjes së ndodhur më katër korrik të këtij viti në Ulqin.

Vincenc Pirolli, 34-vjeç dhe Dorjan Lala 35-vjeç janë të dyshuarit kryesor të vrasjes së shtetasit malazez nga Ulqini Momçillo Gjurishiq ( Momčilo Djurišić).

Shefi i sektorit kundër kriminalitetit dhe korrupsionit Aleksandar Boshkaviq, në konferencën për media u shpreh se: “Zyrtarët e Sektorit kundër kriminialitetit nga Policia e Ulqinit dhe ajo e Tivarit në Mal të Zi kanë kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptar Gjurishiqit më 4 korrik 2021 në Ulqin”.

Boshkoviq ka shtuar: “Gjatë hetimit janë dokumentuar prova të mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjatë largimit nga vendi i ngjarjes si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre. Shtetasit shqiptar ndodhen në arrati”.

Sipas të përditshmes Vijesti në Mal të Zi dyshohet se këta shtetas kanë kryer vrasje më qëllim gjakmarrjen. Për çka kryeshefi i policisë është shprehur se: “Kemi dyshime që mund të jetë kryer për hakmarrje por nuk kemi fakte konkrete”.

Ai gjithashtu ka theksuar se në bazë të të dhënave dy shtetasit shqiptar në territorin e Malit të Zi janë futur ilegalisht dhe se po të njëjtën ditë që është kryer vrasja janë larguar në drejtim të Shqipërisë, përmes pikës së kalimit kufitar Sukobine-Muriqan”.

Boshkoviq në konferencën për shtyp ka thënë se të gjitha të dhënat e grumbulluara janë kryer në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria, për çka edhe i ka falënderuar ata.

Vrasja e 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardhur si pasojë e vrasjes së kryer në mars të 2017 kur djali i tij, Savo Gjurishiq vrau me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj, 53-vjeç. Momçillo GJurishiq është gjetur i vdekur në lokalin e tij në Ulqin, pasditen e katër korrikut.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?