Lajme

Gjakovarët “e shpallin” fundin e Coronavirusit, turma njerëzish në qytet

Lehtësimi i masave kufizuese në vend, duket se po keqpërdoret nga një pjesë e qytetarëve.

Në shumë qytete të Kosovës, sot është parë lëvizje shumë e madhe e qytetarëve, që nuk konsiderohet si shumë normale për situatën e krijuar pas përhapjes së pandemisë.

E diçka e tillë është duke ndodhur edhe në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

Në rrjete sociale është shpërndarë një video, ku shihen një numër i madh qytetarësh duke lëvizur grumbull në qytetin e Gjakovës. Disa shihen teksa lëvizin me këmbë, e të tjerë më biçikleta.

Madje, video është xhiruar pak minuta më parë, në orët e vona të natës.

Përkundër se masat e lëvizjes së qytetarëve janë zbutur nga shteti, lëvizja në orët e vona të natës vazhdon të jetë e ndalur, përveç në rastet e domosdoshme. /Reporteri.net/

Aeroporti Adem Jashari live!Cila Corone???! Dita e çlirimit Gjakove!

Julkaissut Fatos Nimani Maanantaina 4. toukokuuta 2020


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?