Lajme

Gëzimi i kryeministrit Kurti kur Kosova kaloi në epërsi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka mundur ti kontrollonte emocionet derisa ndodhej në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, kur Përfaqësuesja e Kosovës shënoi gol.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën shfaqet reagimi i Kurtit në momentin e golit.

Pranë Kurtit shihet edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hoviener, i cili njihet si një fans i flakët i futbollit.

Vedat Muriqi shënoi golin e epërsisë për Kosovën në minutën e nëntë, ndërsa epërsia u dyfishua në minutën e 19-të nga Zymer Bytyqi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje