Getinjo i bën thirrje Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike
Kosova u trondit nga dhunimi i të miturës nga pesë persona. Lidhur me rastin reaguan shumë personazhe publike, shkruan lajmi.net. Së fundmi, reperi Getinjo përmes një shkrimi të publikuar në ‘InstaStory’, ka reaguar për rastin e rëndë.
Tutje, ai ka bërë edhe një postim të radhës, ku mes të tjerash ka pasur një thirrje për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit.