Lajme

“Gërxhul, gjallë je a?” – mjeku i QKUK-së ofendon rëndë Mustafën

Mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Qendrën Emergjente, Ibrahim Maliqi, ka përdorur gjuhë fyese ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafës, duke iu referuar si “gërxhul”.

Maliqi, në postimin ku Mustafa reagoi pas përleshjes ndërmjet aktivistëve të LDK-së dhe të VV-së, komentoi duke thënë “gërxhul, gjalle je a”.

“Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa”, kishte shkruar Mustafa sot në Facebook.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?