Lajme

Gërvalla kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia, ministri grek nuk përgjigjet

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, po qëndron për vizitë në Greqi, ku është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Në një konferencë për media, ajo përmendi njohjen nga ky shtet, megjithatë kryediplomati grek nuk e tha asnjë fjalë për këtë.

Donika Gërvalla – Schwarz për një vit nuk ka arritur që t’ia sigurojë as edhe një njohje të vetme Kosovës. Një gjë të tillë, siç duket nuk po ia del ta bëjë ende,.

Ajo të enjten në Athinë e ka takuar kryediplomatin grek, Nikos Dendias, të cilit ia ka përmendur edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke marrë parasysh se Greqia është një prej shteteve të Bashkimit Evropian që s’e njeh ende shtetin kosovar si të pavarur.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, ka thënë Gërvalla.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje