Lajme

Genc Prelvukaj përkrahë ish-eprorin e UÇK’së Nezir Çoçajn në garën e tij për deputet

Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, gjatë ditës së sotme është takuar me kandidatin për deputet Nezir Çoçajn, të cilit i ka dhënë mbështetje të pa rezervë në garën e tij për deputet, raporton Korrespodenti.

“Sot në Prizren mora përkrahjen e fuqishme nga miku im Genc Prelvukaj, një artist shembullor i trojeve shqiptare”, ka shkruar Nezir Çoçaj në faqen e tij në facebook.

Statusi i plotë i Nezir Çoçajt:

Sot në Prizren mora përkrahjen e fuqishme nga miku im Genc Prelvukaj, një artist shembullor i trojeve shqiptare.
Voto #PDK134 ✅
Vito #NezirÇoçaj20 ✅

Kujtojmë se Nezir Çoçaj, garon në këto zgjedhje me numrin 20 në listën e PDK’së. /Korrespodenti