Lajme

Gegaj: Viti 2021, më i vështiri për Kosovën që nga lufta

Veprimtari i çështjes kombëtare që jeton dhe vepron në Gjermani, Rexhë Gegaj, në një prononcim për Korrespodentin, ka thënë se viti 2021 është më i vështiri për Kosovën që nga lufta.

“Shikuar nga këndvështrim i një mërgimtari që i ka të freskëta vitet e 90-ta nën okupim dhe vitet 2000’ta pas çlirimit, viti 2021 është viti më i keq i mundur. Prijësit e luftës çlirimtare i kemi të burgosur në Hagë, nuk kemi kryetar shteti, nuk kemi kryeministër, nuk kemi kryetar parlamenti, nuk kemi drejtor të policisë, nuk kemi drejtor të AKI-së, etj. Pra, që nga pozita numër një e shtetit, e deri te drejtorët e drejtorive komunale, kemi vetëm ushtrues detyre”, është shprehur Rexhë Gegaj në prononcimin e tij për Korrespodentin.

Ai ka thënë se situata në të cilën Kosova gjendet tani është mjaftë shqetësuese. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?