Lajme

Geci ka një porosi për Kurtin pas zbulimit të planit të atentatit: Pa thanë ai nalt këta poshtë veq munden mu shetit kah dardha e Ahmatit

Një artikull i publikuar ku thuhet se ka ekzistuar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti, Xhavit Halitin dhe Ismet Haxhën ka tërhequr vëmendjen e publikut. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gani Geci.

Ai tha se atë vazhdimisht janë munduar ta vrasin. Geci theksoi se në veturën e tij janë gjuajtur 60 plumba kallash dhe se ja kanë vrarë dy shokë.

“Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plan”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka porositur Kurtin e të tjerët që të mos frikësohen.

“Mos u tutni burra. Kanë ardhur policia në shtëpi dhjetra herë ruju se e ke jetën në rrezik Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veq munden mu shetit kah dardha e Ahmatit”, përfundoi ai.