Lajme

Gecaj i reagon Rexhep Qosjes: Gjeli i zhurmshëm mund të vazhdojë të këndojë

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj ka reaguar në një status të profesor Milazim Krasniqit.

Krasniqi theksonte se askush nga krerët e LDK-së nuk ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga akademik Rexhep Qosja ku Ibrahim Rugovën e kishte krahasuar me Peter Handke.

Gecaj ka ironizuar duke thënë se Gjykata ka hedhur poshtë ankesën për zhurmën që shkaktoi gjeli dhe ai mund të vazhdojë të këndojë, duke ju referuar shkrimit të akademik Rexhep Qosjes.

“datë 05 Shtator, 2019, mediat kishin raportuar se një gjykatë në Francë ka hedhur poshtë ankesën për zhurmën që shkaktoi një gjel. Gjykata, ka vendosur që gjeli i zhurmshëm mund të vazhdojë të këndojë”

Postimi i plotë i Gecajt: