Lajme

Gazmend Muhaxheri i LDK’së: VV’ja s’e meriton udhëheqjen e shtetit

Nënkryeatari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se Lëvizja “Vetëvendosje” nuk meriton ta udhëheq shtetin, duke marrë parasysh qeverisjet e saja lokale në Prizren dhe Prishtinë.

Gjatë një tubimi në qytetin e Pejës, Muhaxheri ka thënë se LDK-ja është e vetmja forcë politike që mundet me qeverisë mirë dhe me ecë përpara Kosovën.

Sipas tij, Avdullah Hoti është kryeministri më i mirë i mundshëm që mundet me pas këtë vend, shkruan Indeksonline

“Ajo çka dimë ne me be është me qeverisë më së miri. Këtë e kemi dëshmuar si në Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe qytetet që ne kemi qeverisë.

Po mundohen disa të tjerë me thënë që qe 20 vite është qeverisë keq, ata kanë qeverisë vetëm 2 komuna, dihet puna e tyre. Nëse doni me pas model dhe shembull, krahasojeni Pejën me Prizrenin apo Prishtinën me Gjilanin.

Këto janë modele të mira qeverisëse. Nuk ka asnjë send që mundet mu mohu punën e palodhshme të njerëzve të ndershme që kanë punu për me ngritë këtë vend. Ata po mohojnë dhe po thonë se munden me ardhë pa asnjë ditë pune”, është shprehur ai. /Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?