Lajme

Gazetari Visar Duriqi tregon historinë e konfliktit që çoi në vrasjen e Gazmend Hyseni nga vëllai i Butës

Gazetari Visar Duriqi ka treguar të gjitha detajet që dërguan në vrasjen e një 30 vjeçi e cila filloi nga disa spote në këngë e blerja e një veture luksoze nga reperi i njohur si Buta.

Duriqi tregon se dyshohet që i vrari ka djegur veturën, e që më pastaj dërgoi deri ashpërsim mes dy grupeve të përfshira.

“Të shtunën gjatë gjithë ditës kemi nxjerrë detaje, por edhe jemi kujdesur për të gjetur zanafillën e kësaj. Ajo nis nga data 27 mars e këtij viti. Pak para kësaj kohe, këngëtari i njohur me emrin Buta blen një veturë luksoze dhe thotë pse po thuni nuk ka punë në pandemi dhe fillon të mburret me të. Vëllai i të dyshuarit për vrasje. Më 27 mars ndodh ajo që kjo veturë digjet dhe realisht prej atëherë policia ka dyshuar që viktima e ka djegur. Prej atëherë janë duke e ndjekur këtë p[sitë. Edhe grupet me gjasë e kanë ditur se kush e ka bërë”, tregon ai në T7.

“Policia është duke hetuar pse është dashur të djeget vetura. Prej atëherë ka pasur shkëmbime mes grupeve. Problemi ka shkuar duke eskaluar. Policia nuk ka arrestuar askënd për veturën. Viktima është shok me një grup të Gjilanit dhe grupe të tjera janë të lidhur pasi kanë përplasje mes vete se kush ka më shumë apra, femra e të tjera. Sic ka dalur edhe në incizime, shihet se vrasja është gjakftohtë. Tregon që ka pasur urrejtje të madhe pasi shihet se aty i shkrep 7 plumba në barkun e viktimës. Kemi pasur reagim të policisë, një polic që kishte qëlluar e që është i njësitit anti-drogë ka ndërhyre. E ka thirrur dorasin por ai ka vazhduar të ikë. Në pamundësi që të vrapojë pas tij dhe frikës që mos po ikë dhe në kompetenca të tij ka qëlluar duke e kapur në nofullë. Prokuroria ka bërë gabim që suspendoi atë, por më pas IPK ka liruar atë”, përfundon Duriqi.