Lajme

Gazetari Milaim Zeka më foto të rrallë me Hashim Thaçin e falenderon Shqipërinë

Gazetari Milaim Zeka është shprehur shumë i lumtur që deputetet e kanë votuar sot në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën kundër raportit të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia, të cilin e ka finalizuar ish-diplomati Dik Marti.

Ai këtë lajm në shenjë falënderimi për shqipërine e ka shoqëruar me një foto të rrallë së bashku me Hashim Thaçin.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Pas miratimit te rezolutes ne Kuvendin e Shqiperise, kunder raportit te pergaditur nga Serbia dhe Rusia, e te paraqitur nga Dick Marty, ne shenje falenderimi ndaj Edi Rames, dhe gjithe atyre qe votuan pro, po e publikoje edhe une nje foto te rralle nga Rambuje, me Hashim Thaçin, edhe Bukurije Gjonbalajn.

Faleminderit shume Shqiperi!