Lajme

Gazetari Berisha thirrje kolegëve: Mos bini në kurthin e Kurtit për çështjen e shamisë

Kolegu jonë gazetar, Ridvan Berisha, ka një thirrje për të gjitha mediat: të mos shkelin në kurthin e kryeministrit Kurti për ta tematizuar çështjen e shamisë.

Z.Berisha shkruan:

Kolegë gazetarë, drejtues mediesh, ju lutem mos shkelni në kurthet e kryeministrit Kurti duke e mediatizuar çështjen e shamisë!

Kosova ka me bollëk brengash të tjera, i dijmë dhe i përjetojmë të gjithë ne.

Më së paku çështja e bartjes së shamisë për fëmijët nëpër shkolla ka ta bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Grupe mirë të organizuara dhe edhe politikanë të ndryshëm gradualisht po e ndërtojnë shtratin e viktimizimit. Bilanci i tyre është ekspozimi i zhvillimit të doktrinës së islamit politik, bartjen e shamisë po e përdorin vetëm si siguresë, kamuflazh ashiqare. Leksion i keq për shtetin laik!