Lajme

Gazetari Asllan Bajrami i bashkohet PDK’së

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, raporton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Asllan Bajrami, gazetar, është anëtari më i pari i PDK-së.

“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan! #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar ai./GazetaBlic


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?