Lajme

Gazetarët e BBC-së kujtojnë ngjarjet e tmerrshme të luftës në Kosovë

Më 24 mars të vitit 1999, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë filluan fushatën bombarduese mbi Serbinë, e cila rezultoi në çlirimin e Kosovës.

Korporata britanike e transmetimit BBC, ka kujtuar ngjarjet që u zhvilluan gjatë luftës dhe pas saj, duke thënë se për shumë shqiptarë dhe serbë, konflikti ende nuk është zgjidhur, transmeton Klan Kosova.

Gazetarët Jeremy Bowen, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijeviq kanë përcjellë me vëmendje ngjarjet në Ballkan dhe tani kujtojnë luftën në Kosovë si dhe pasojat e saj.

“Mua më kujtohet një fëmijë shqiptar i moshës nëntë vjeçare në fshatin Prekaz. Sytë e tij ishin të ngulitur në drejtim të qiellit të ngrirë. Ishte shumë-shumë ftohtë dhe ai ishte i qëlluar me një plumb në ballë”, ka rrëfyer Anastasijeviq.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë që BBC-ja ka përgatitur në gjuhën angleze.