Lajme

Gazeta portugeze: Kosova, shteti i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por nga ku të rinjtë duan të emigrojnë

Gazeta e përjavshme portugeze, “Expresso“, ka botuar së fundmi një shkrim të titulluar “Kosova. Një shtet i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por ku të rinjtë mendojnë të emigrojnë”.

Kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë dëshirës së të rinjve për të jetuar e punuar në Evropë e SHBA.

“Institucionet kryesore politike në Kosovë, vendi evropian me popullsinë më të re, janë në duart e udhëheqësve tridhjetë e dyzetvjeçarë. Të rinjtë filluan të besojnë se ekziston një mundësi e prosperitetit në Kosovë dhe se ata nuk kanë nevojë të mendojnë për të emigruar në Evropë ose Shtetet e Bashkuara”, i thotë një studiues kosovar “Expressos”.

Po ashtu, përmendet edhe mosliberalizimi i vizave, që po i izolon njerëzit në këtë pjesë të Ballkanit.