Lajme

“Gati për të shkuar…Filloi lufta në Kosovë”, serbët vazhdojnë thirrjet për luftë

Tensionet në veri u ndezën sërish pasi që Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën bastisi shtëpi e lokale në Mitrovicë të Veriut e në Zveçan, ku dyshohej se kishte mall të kontrabanduar dhe arrestoi tetë të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale të kontrabandimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Banorët serbë të kësaj zone bllokuan rrugët me mjete transportuese qysh në orët e mbrëmjes, një ditë para fillimit të aksionit – dhe kur operacioni filloi, ata hodhën shok bomba, granata dore, bombola gazi në drejtim të zyrtarëve policorë, gazetarëve e qytetarëve.

Banorët e përkatësisë etnike serbe vazhduan thirrjet e tyre për luftë me video nga protesta e djeshme, të cilat janë publikuar në TikTok me përshkrimet: “Gati për të shkuar” dhe “Filloi lufta në Kosovë”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?