Gastronomisë, këngëtarëve dhe salloneve të bukurisë i’u kërkohet të deklarojnë të hyrat
Agjencia Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje sektorit të gastronomisë, këngëtarëve, stilistëve dhe salloneve e të bukurisë, që t’i deklarojnë të hyrat.
ATK-ja ka thënë se po nisë sezoni ku këto biznese rrisin aktivitetin e tyre.
Duke pas parasysh që tani më kemi hyrë në sezonin kur disa sektorë të bizneseve rrisin aktivitetin e tyre, andaj Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët në aktivitetet e tyre kanë veprimtarinë e gastronomisë/hotelerisë, këngëtarëve, stilistëve, si dhe salloneve të bukurisë, që të deklarojnë saktë detyrimet e tyre tatimore, pasi që në të kundërtën do të duhet të veprojmë sipas thirrjeve ligjore. Sezonit të verës shumëfishohen aktivitetet e lartpërmendura, të cilat bazuar në aktivitetin që kanë, janë si një zinxhir, ku kryesisht janë shumë evidente ndeja të ndryshme, si në restorante ashtu edhe në diskoteka, në të cilat ndërlidhen pjesa e këndimit ose DJ, si dhe përgatitja nga sallonet e bukurisë dhe stilistet. Për ketë qëllim ATK ka dizajnuar projektin për Akomodim dhe Shërbime Ushqimore, i cili bazuar në të dhënat e përmbushjes, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2022”, thuhet nga ATK-ja në Facebook.
ATK-ja ka njoftuar se do të shtojë verifikimet e kontrollet tatimore në këta sektorë.