Lajme

Gashi: PDK ka mbështetur dhe do mbështesë marrëveshjet në të mirë të vendit

Në takimin e Washingtonit, delegacioni i Kosovës tha se po shkon për të kërkuar njohje nga Serbia.

Por deputeti nga rradhët e PDK-së, Kujtim Gashi për Gazeta Blic tha se ky delegacion shkoi në bisedime pa strategji.

“Delegacioni për bisedime në krye me kryeministrin është një delegacion i cili këto bisedime po i zhvillon pa një strategji të mirëfilltë, pa një koordinim dhe komunikim të duhur brenda institucioneve dhe brenda spektrit politik“, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.

Por deputeti Gashi beson se kudo që është SHBA duhet të jetë edhe Kosova, vetëm se duhet të dihet se pse po shkohet në dialog.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi dhe vazhdojmë ta themi edhe sot se aty ku është Amerika aty duhet të jetë edhe Kosova, prandaj çdo bisedim me SHBA për ne janë të rëndësishme por kryeministri dhe delegacioni duhet ta kenë parasyshë që dialogu duhet të ketë strategji dhe një plan që të dihet se pse po shkohet“, tha ai për Gazeta Blic.

Gashi për Gazeta Blic deklaroi se PDK do të mbështesë çdo lloj marrëveshje si ekonomike apo edhe tjera, sipas tij PDK do të jetë konsistent në mbështetjen e marrëveshjeve për të mirë të vendit.

“Ne në vazhdimësi marrëveshjet e rëndsishme për vendin, çofshin ato ekonomike apo të tjera, PDK i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë, ne kemi thënë që mbështesim çdo përfundim të dialogut në momentin që dialogu finalizohet me njohje reciproke dhe në këtë drejtim PDK do të jetë konsistent“, përfundoi ai për Gazeta Blic.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje