Lajme

Gashi: Opozita ka urrejtje patologjike ndaj Kurtit

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se opozita ka urrejtje patologjike ndaj kryeministrit Albin Kurti. Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi ka rekomanduar edhe një “terapi” për opozitën. “1. ecje e shpejtë çdo ditë nëpër shtigjet e gërmisë (9.6 km të tri shtigjet, kryhet per max 90 min);

2. ushqim i shnetshëm, kryesisht pemë e perime… ujë me ph mbi 8, vo veç t’katunit, vaj ullini ekstra virgjin… 3. terapi grupore n’hapësina t’mëdha e t’mbylluna, pa prani t’mediave dhe pa telefona, ku e shani fort albin kurtin dhe e nxjerrni krejt t’keqtit”, shkroi Gashi.

Postimi i plotë i tij:

SERVILIZMIN E KEMI ETERNAL
Ekzistojnë plot dokumente e dëshmi që e vërtetojnë se prej vitit 1945 e deri në vitin 1948 Shqipëria ishte shtet vazal i Jugosllavisë.

Adem Demaçi më tregonte se në fund të pranverës së vitit 1946, sapo e kishte përfunduar shkollën fillore, ishte përzgjedhur, bashkë me 100 pionierë jugosllavë (nga Kosova ishin zgjedhur tre nxënës të dalluar: Musa Dobruna, Veli Vraniqi dhe Adem Demaçi), për t’i kaluar pushimet verore në Shqipëri bashkë me 400 pionierë shqiptarë:

«Për plot dy muaj e gjysmë radhazi, jemi mbledhë të gjithë pionierët për çdo mëngjes dhe, derisa e kemi ngritë flamurin jugosllav, e kemi kënduar himnin e Jugosllavisë. Gjatë kësaj kohe s’ma ka zënë syri askund në Shqipëri as edhe një fotografi të vetme të Enver Hoxhës; ishte vetëm ajo e Titos, çka dëshmon se asokohe Jugosllavia e kishte futë Shqipërinë krejtësisht nën kontroll».