Lajme

Gashi krahason 7 postimet e fundit, Rama për rrugë e spitale, Kurti urime e përkujtime

Publicisti dhe analisti i ngjarjeve politike në vend, Shkëlzen Gashi, ka bërë një krahasim të shtatë postimeve të fundit që kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti kanë bërë në ‘facebook’, raporton Gazeta Express.

Në njoftimet që Edi Rama ka bërë në profilin e tij janë të gjitha për projekte infrastrukturore, përfshirë rrugë, ndërtime qendrash kulturore, spitale e të tjera.

Derisa njoftimet që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë për Srebrenicën, urimi për Kurban Bajram, përkujtimi i 4 korrikut- Pavarësisë së SHBA-së, vizita e Kurtit tek një familje që kishte filluar të korrurat dhe përkujtimi për 2 korrikun 1990.

Postimi i plotë i Shkëlzen Gashit:

Edi Rama dhe Albin Kurti

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama në FB:

1. Rruga e Memiasit në Berat

2. Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit

3. Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

4. Përfundimi i rrugës së Vlorës

5. Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë

6. 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera

7. Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në FB:

1. Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

2. Urimi për festën e Kurban Bajramit

3. Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?

5. Urimi për 4 korrik 1861 (Pavaresia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes)

6. Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë

7. Urimi per 2 korrik të vitit 1990 (Deklarata Kushtetuese per Republiken e Kosovës)