Lajme

Ganimete Musliu zbulon gabimin trashanik gjatë vaksinimit të Lul Rakës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka komentuar vaksinimin e infektologut, Lul Rakës.

Madje sipas saj ka gjetur edhe një gabim të madh tek stafi që ishte i përfshirë në këtë proces.

Fjala është për mbajtjen e maskës.

Ajo e ka ripublikuar videon ku shihet se u vaksinua infektotlogu Raka dhe thotë se askush nga stafi mjekësor nuk e ka mbuluar hundën me maskë.

“Perveç Lul Rakes i tërë stafi profesional e mban në mënyrë të gabuar maskën mbrojtëse kundër Covid-19 duke ekspozuar hundën jashtë maskës”, shkroi Musliu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?