Lajme

Ganimete Musliu propozon Edita Tahirin për presidente të Kosovës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë edhe një emër për president të Kosovës.

Musliu ka propozuar, që në listën e emrave për president të vendit të listohet edhe Edita Tahiri, sipas saj me qëllim, që lista të bëhet “më interesante”.

“Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listen imagjinare per PRESIDENT/E të Kosovës.

Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasyshë qe ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi ba listen ma interesante”, shkruan deputetja Musliu në një postim në “Facebook”.

Po ashtu, Musliu në këtë postim theksoi se për vendimin e presidentit duhet të konsultohet deputetët dhe jo vetëm liderët mes vete.

“Ani kur po thojnë me u marrë vesh lideret mes veti kujna i takon Presidenti.

Folni kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votu për President”, shkruan Musliu./Zëri


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?