Lajme

Gani Koci i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit, Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci i është kundërpërgjigjur kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustëm Mustafën e Rexhep Selimin.

Haradinaj ka thënë se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Rrustem Mustafa e Rexhep Selimi kanë kënduar në Hagë.

Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirë që s’kanë qajtur si Haradinaj.

“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruajtur ai në Facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?