Lajme

Gani Geci: Vajza ime Marigona ka fituar votat, do të jetë deputete e LDK’së

Marigona Geci vajza e madhe e Gani Gecit, ka siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Babai i saj, Gani Geci ka thënë se sipas rezultateve preliminare, marrë nga KKZ-të e komunave, del se Marigona është njëra ndër më të votuarat nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Marigoma Geci sipas rezultateve preliminare marrë nga KKZ-të e komunave del se është njëra ndër më të votuarat nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Geci për “Bota sot”.

Tutje, ai ka shpjeguar se Marigona me votat e deritanishme të numëruara, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pa kuotë.

“Marigona me ketë rezultat, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pa kuotë, krahas me meshkujt me vota të drejtëpërdrejta”, ka pohuar Geci.

Kujtojmë se deputetja e ardhshme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e kishte filluar fushatën zgjedhore me moton, “Jam nënë e dua familjen”.