Lajme

Gani Geci: PDK e VV janë një brumë, baba i Glauk Konjufcës është në PDK

Gani Geci është pyetur se për çfarë arsye është pritur mirë Konjufca, por jo edhe Kurti në Skënderaj.

“Këto dy parti janë një brumë. Për shembull, Sherif Konjufca është në PDK, Glauk Konjufca është në VV.” – tha z.Geci.

Ai tha se e gjithë ajo që ndodhi në Skënderaj ishte inskenuar nga rivalet e LDK-së, PDK-ja me VV-në në mënyrë që ta hiqnin vëmendjen prej njohjes që i erdhi Kosovës nga Izraeli, përcjell Periskopi.

“Amerika ka qenë promotori i shtetit të Kosovës. Kosova është projekt i Ibrahim Rugovës dhe Amerikës,” – shtoi më tej z.Geci.

Kujtojmë se dje vizita e z.Kurti në Skënderaj prodhoi incident të pakëndshëm.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?