Lajme

Gani Geci: Njerëzit e Azem Sylës kur kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar ndaj dyshimeve të Shaban Sylës se djemtë e Gani Gecit e kanë sulmuar familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Geci tha se njerëzit e Azem Sylës kur kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.

“24 pleq i ka gjaku, 48 le të na qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemtë e mijë të cilët i kanë notat mesatare mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vëllezërit e mijë, as nipat e mijë, as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide në dyshimet e Shaban Sylës”, shkroi Geci./Gazeta Sinjali/

Të dashur qytetarë,sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë…

Julkaissut Gani Geci Sunnuntaina 23. elokuuta 2020