Lajme

Gani Geci alarmon: Më lajmëruan nga Brukseli se jeta ime është në rrezik

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, ka alarmuar se jeta e tij është në rrezik.

Geci përmes një videoje të postuar në Facebook ka thënë se ka marrë informata nga Brukseli dhe vendet mike të Kosovës, se jeta e tij është në rrezik, shkruan Reporteri.

Geci ka thënë se këtë informatë e ka marrë dje, rreth orës 18:00, përmes një telefonate që i ishte bërë nga disa persona nga SHBA dhe Brukseli.

“Unë dua ta ndajë një informatë me ju dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse dje rreth orës 18:00 më kanë thirrë në telefon disa persona nga SHBA, Brukseli se ka informata se jeta ime është në rrezik prandaj dua që këtë informatë ta ndajë me ju, mua dje më është thënë të kem kujdes…”, thotë Geci mes tjerash përmes kësaj videoje. /reporteri.net

Të nderuar qytetarë, dje me datën 22 .07.2020 nga vendet mike të Republikës së Kosovës që merren me sigurinë e…

Julkaissut Gani Geci Torstaina 23. heinäkuuta 2020