Lajme

Gafa e radhës e Lladrovcit: Thotë se qeveria Kurti do të zgjasë 100 vjet

Kreu i Drenasit nuk ka dashur të komentoj vendimet e qeverisë Kurti për shkarkime dhe anulimin e konkursit të noterisë, vendim ky që ka prekur edhe bashkëshorten e Lladrovcit.

Lladrovci në një intervistë ka thënë se tek pas 100 vitesh pune të qeverisë Kurti mund të jap vlerësimin për punën e bërë, duke menduar të thotë 100 ditë.

Unë e kam bërë një deklaratë më herët dhe pa i bërë 100 vjet nuk deklarohem për asnjë veprim të tyre. Kur të bohen 100 ditë unë pastaj do të flas. Vetëm pas 100 ditësh flas për punën e tyre.

Ndërsa bashkëshortja ime do të marr gjitha rrugët ligjore ndaj vendimit që ka marrë ministrja Albulena Haxhiu’ ka deklaruar Lladrovci.



LEXO EDHE:  Shënohet viktima e 17-të në Shqipëri me Covid-19