Lajme

“Gabim, gabim dhe gabim. Nuk e di qysh po kalkuloni, por kalkulimi me jetë të njerëzve gjithmonë del gabim”

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka deklaruar se është gjithmonë i gabuar kalkulimi me jetët e njërëzve.



Ai përnes një postimi në Facebook theksoi se pandemia dhe pasojat shëndetësore dhe ekonomike duhen të jenë prioritet.

“Gabim, gabim dhe gabim. Nuk e di qysh po kalkuloni, por kalkulimi me jetë të njerëzve gjithmonë del gabim. Prioritet numër një #pandemia dhe pasojat shëndetësore dhe ekonomike. Tjerat janë të panevojshme dhe të pandërgjegjshme. Pa përjashtim”.