Lajme

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po deklaron se futja në karantinë vetëm e kryeqytetit nuk është e drejtë.

Ahmeti ka shkruar në Facebokk se bazuar në përqindjen e rasteve pozitive del se kjo është e njëjtë si në Prishtinë si në krejt Kosovën.

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, sot do të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19, ku do të shqyrtohet situata epidemiologjike në vend.

Futja vec e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njejtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën.

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, November 5, 2020


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?