Lajme

Fushë Kosovë: Gruaja rrah burrin me kabllo

Burri ka raportuar në policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë gruaja e ka rrahur burrin me një kabllo.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

DHUNË FAMILJARE

Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?