Lajme

FSK në gjendje gatishmërie për tu përballur me vërshimet

Foto nga arkivi

Kryeministri, Avdullah Hoti njoftoi sot se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar në rast se vendi përbellet me vërshime të cilat u paralajmëruan nga Institutit Hidrometeorologjik.

Ai bëri të ditur se kanë marrë paralajmërime për vërshime të shumta që priten të ndodhin pas shiut të rrëmbyeshëm që nisi sot dhe pritet të bie edhe nesër.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat,” është shprehur Hoti.

Tutje ai ka theksuar se ka njoftuar kryetarët e komunave dhe dy ministrat Veliu e Quni të cilët sipas Kryeministrit tashmë janë angazhuar./Objektiv/