Lajme

Fshatrat e Gjakovës po kompletohen me infrastrukturë

Në fshatin Cermjan të Gjakovës, po investohet në kanalizim. Kështu ka bërë të ditur, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fshatrat e Gjakovës po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujrave.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjakova, e fshatrat e saj, çdo ditë e më shumë po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujrave.

Investimi në fshatin Cermjan, në kanalizim, po ndodhë falë mbështetjes 100% nga Qeveria Haradinaj, mjetet janë alokuar për të përfunduar në tërësi projekti, në ketë rast, deshirojë t’i shprehë mirënjohje, Ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Hap pas hapi, bashkë për Gjakovën tonë!