Lajme

Frikë se një valë e re infektimesh po lind në Kinë, raporton numrin më të lartë ditore në dy muaj

Një numër i madh infeksionesh të reja nxit frikën e një valë të dytë të pandemisë, e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 420,000 njerëz në të gjithë botën.

Kina ka raportuar numrin më të lartë ditore të rasteve të reja të koronavirusit në dy muaj pasi tregu më i madh i ushqimeve me shumicë në Pekin u mbyll pas një rritje të infeksioneve lokale.

57 raste të reja janë konfirmuar në Kinë deri në mesnatën e së shtunës, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit, raporton Skynesw, transmeton lajmi.net.Ky ishte numri më i lartë ditor që nga mesi i prillit, ku ishin infektuar 36 persona në Pekin.

Rastet e reja vijnë mes shqetësimit në rritje për një valë të dytë të pandemisë COVID-19.

Kina kishte zbutur masat antivirus pasi pushteti shpalli fitoren ndaj sëmundjes në mars të këtij viti.Të Shtunën, tregu Xinfadi në anën juglindore të Pekinit si dhe 11 lagje rreth tij u mbyllën pasi më shumë se 50 njerëz në kryeqytet testuan pozitivisht – rastet e para të konfirmuara në 50 ditë në qytetin me 20 milion njerëz.

Një zyrtar tha se qarku Fengtai ishte në “gjendje emergjence të kohës së luftës” dhe turizmi i ndaluar në kryeqytetin kinez.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje