Lajme

Frasher Demaj: Lajçak, negociator i paaftë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj, ka reaguar pas deklaratave të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, rreth punës së ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të implementimit të marrëveshjes së Asociacionit, raporton Albanian News.

Akademiku Demaj ka thënë se, çdo tedencë ndaj kushtetutshnërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës, është paftësi e Lajçakut.

‘Republika e Kosovës e ka Kushtetutën më të avancuar në rajon dhe më gjerë brenda së cilës pëcaktohet shteti qytetar dhe të drejtat e popullit shumicë dhe komuniteteve. Prandaj çdo tendencë ndaj kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë duhet të cilësohet si pa aftësi politike për ta luajtur rolin e ndermjetsuesit’ ka thënë Demaj. /Albanian News